Vdes avokati i njohur kosovar

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Oda e Avokatëve të Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur avokati Ilaz Qerkini.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi që ka lëshuar Oda e Avokatëve.

Të njëjtit bëjnë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 13:00.

Njoftimi i plotë:

Ndërroj jetë avokati Ilaz Qerkini nga Prishtina!

31.05.2021, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Ilaz Qerkini.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datë 31.05.2021, në ora 13:00 varrezat e lagjes Arbëria (Dragodan) – Prishtinë.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të tij.

Avokati, Ilaz u lind me 15.03.1949 në fshatin Savrovë, Komuna e Suharekës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 24.09.1973, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 24.02.1975 në Prishtinë.

Avokati Ilaz, ushtroi profesionin e avokatit që nga data 13.12.1993 me seli të zyrës në Prishtinë.

Të ngjashme