Vdes babai i Ahmet Isufit

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare, Limon Isufi, babai i nënkryetarit të AAK-së, Ahmet Isufi.

Lajmin e ka bërë me dije Ahmet Isufi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Isufi ka deklaruar se varrimi i babait të tij do të bëhet nesër (e hënë) në orën 15:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit

“Të dashur miq, sot në moshën 94-vjeçare ndërroi jetë babai im, baca Limon siç e thërrisnin të gjithë ata që e njohën. Pavarësisht moshës, ai ishte mirë me shëndet deri në momentet e fundit të jetës së tij. Dhimbjen do ta mundim duke kujtuar jetën, sakrificën dhe qëndresën e tij prej një burri të urtë, fjalëpakë e zemërbardhë. Ceremonia e varrimit bëhet nesër, më 14 tetor 2018, ora 15:00 në varrezat e qytetit në Gjilan”, ka shkruar Isufi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme