Vdes babai i Hysni Gucatit

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë babai i Hysni Gucatit, Avdullahu.

Këtë e ka bërë të ditur djali i kreut të OVL-së, Musli Gucati.

“Të dashur familjarë, miq dhe shokë sot Gjyshi Avdullah Hasan Gucati ndërroi jetë. Për kohën dhe vendin e varrimit ju njoftojmë”, ka shkruar Musli Gucati.

Kujtojmë se para disa ditësh Hysni Gucati ishte për vizitë tek babai i tij në Kosovë që atë kohë ishte i sëmurë rëndë.

Menjëherë pas disa ditësh, Hysni Gucati u dënua me katër vite e gjysmë burg nga Gjykata Speciale.

Të ngjashme