Sot ka vdekur demografi dhe profesori i ekonomisë, Rifat Blaku.
Kjo është bërë e ditur nga djali i tij, Mentar Blaku, i cili ka njoftuar përmes një postimi në Facebook.
Ai tutje ka njoftuar se varrimi do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar, për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia Covid-19.
Blaku ka ligjëruar në Fakultetin Ekonomik në UP lëndët “Ekonomia e Kosovës dhe BE-së” dhe “Psikologjia e punës”.