Vdes edhe një i burgosur

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik, se ka ndërruar jetë i burgosuri,  me iniciale M. M, i lindur më 1981. Për vdekjen e tij jemi njoftuar sot rreth orës 05:15 nga Policia e Kosovës.

I burgosuri në fjalë, bazuar në legjislacionin në fuqi kishte të drejtë  shfrytëzimi të beneficioneve dhe po shfrytëzonte dy ditë vikend të rregullt në shtëpi, nga 05.06.2019 deri më 07.06.2019.

I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë dhe ishte i dënuar për Veprën Penale Vjedhje e Rëndë.

Me rastin në fjalë po merret Policia e Kosovës.

Të ngjashme