Vdes edhe një i paraburgosur

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar opinionin se sot në Kliniken e Neurologjisë të SHSKUK-së rreth orës 13 : 54 , ka ndërruar jetë i paraburgosuri,  me inicialet  R. B , i lindur më 1937.

“R. B, me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë me datë 30 qershor rreth orës 23:00 është udhëzuar të dërgohet në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe nga aty për shkak të gjendje jo të mirë shëndetësore  është dërguar në Kliniken e Neurologjisë të SHSKUK-së, ku si pasojë e komplikimeve shëndetësore ka ndërruar jetë. 

I njëjti po vuante nga, Hypotensio Arteriales, Diabet Mellitus tip 2  dhe Bronchitis”.

R. B,  akuzohej për Veprën  Penale;  keqpërdorime seksual. I njëjti ishte në masën e paraburgimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.

Të ngjashme