Ndahet nga jeta profesor, Dali Emërllahu

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë profesori Dali Emërllahu, i cili ka qenë ekspert i fushës së pedagogjisë. Dali Emërllahu ka ushtruar poste dhe detyra respektive si: prorektor i Universitetit të Prishtinës 1989-1991, prorektor i Universitetit të Prishtinës, në kushtet e jashtëzakonshme (jashtë objekteve të veta legale), 1991-1992, kryetar i Këshillit Koordinues për ( mëvetësimin), sigurimin e vazhdimësisë së Universitetit të Prishtinës në kushtet e jashtëzakonshme ( jashtë objekteve të veta legale) në shtëpi private (1991).
Ka diplomuar në Fakultetin Filozofik (dega e pedagogjisë) të Universitetit të Shkupit (1963). Ka kryer shkollën normale (të mësuesisë) në Prishtinë ( më 1957). Ka kryer provimin profesional për profesor nga lëmi i shkencave pedagogjike (1964). Ka doktoruar nga lëmi i shkencave pedagogjike në vitin 1983.

Sipas familjarëve varrimi i profesor Daliut bëhet më datën 8 prill në varrezat e qytetit duke filluar nga ora 16:30.

Njoftimi i plotë i familjarëve

Dali Emërllahu, një jetë në shërbim të arsimit dhe vlerave kombëtare
Njoftim
Të dashur familjarë, miq e bashkëpunëtorë,
Me pikëllim e dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot më datë 08.04.2019, ndërroi jetë babai, bashkëshorti dhe gjyshi ynë i dashur
Prof.Dr. Dali Emrullahu
(1938 – 2019)
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në Prishtinë, në orën 16:30, në varrezat e qytetit.
Obituary
With deep grief we inform you that our beloved father Prof. Dr. Dali Emrullahu has passed aaay. We will alëays carry your memory in our hearts.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme