Vdes gazetari Musli Berisha nga Ferizaj, Aliu shpreh ngushëllime

Prishtinë | 02 Gus 2020 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së Musli Berishës, punonjës në këtë komunë, gazetar dhe shkrimtar.

Aliu ka thënë se gazetaria, letërsia me këtë humbej varfërohet.

Postimi i plotë i tij:

“Sot, mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, punonjësit të Komunës, shkrimtarit të veçantë e gazetarit shembull e të rrallë mes nesh, prindit shembullor, Musli Berisha. Zëri i tij karakteristik do të mbahet mend gjatë nga ekrani, gazetaria që zhvilloi ndër dekada gjithashtu, tavolinës së zyrës do t’i mungoj një koleg i shkëlqyeshëm e qytetar shembull. Ferizaj, gazetaria, letërsia e tij, me këtë humbje, varfërohet. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e kolegëve të të ndjerit. Dritë pastë shpirti i tij në paqen e pasosur” mbyllet telegrami i ngushëllimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme