Vdes gazetari Zyhdi Belegu, AGK i shpreh ngushëllime familjes

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 10:33 | Nga

Komuniteti i gazetarëve në Kosovë është prekur nga lajmi për vdekjen e kolegut Zyhdi Belegu.

AGK në këto momente të rënda bashkëndjejmë me familjen dhe miqtë e tij.

Zyhdiu do të mbetet në kujtimin tonë si një profesionist i përkushtuar në punën e tij si gazetar.

Ai do të mbahet në mend përgjithmonë për punën e sinqertë në funksion të informimit të drejtë të qytetarëve.

I ndjeri Belegu për shumë vjet ka qenë korrespodent i RTK-së, për rajonin e Pejës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme