Vdes gjeografi i njohur Riza Çavolli

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Të premten, në orët e para të pasdites, ka vdekur në moshën 89 vjeçare themeluesi i Departamentit të Gjeografisë, Prof. Dr. Riza Çavolli. Për vdekjen e të ndjerit ka njoftuar në profilin e tij në facebook    historiani Jahja Drançolli, i cili edhe i ka bërë një profil të shkurtër Cavollit.

“ U shua nga jeta Prof. dr. Riza Çavolli: Shkenca e Kosovës humbi njërin të themeluesit e Departamentit të Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe njohësin e shkëlqyeshëm të gjeografisë regjionale…!” ka shkruar Drançolli, ndërkohë që ka bërë me dije varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 12:00.

“Në Prishtinë, në orët e para të pasdites së 1 nëntorit 2019, ka ndërruar jetë Prof. dr. Riza Çavolli, një ndër gjeografët më të shquar të kombit. Është shquar për njërin ndër lëvruesit e gjeografisë regjionale të Kosovës dhe të Shqipërisë, lëmi në të cilën shkroi shumë libra studimore dhe universitare, ndër të cilat duhet veçuar: “Gjeografia rajonale e Rrafshit të Dukagjinit (1977), dhe “Gjeografia rajonale e Kosovës (1997). Në vitin 1969 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Gjeografëve të Kosovës, pastaj ishte shef i Departament të Gjeografisë dhe nga viti 1975 emërohet për dekan të Fakultetit të Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës” ka vazhduar Drançolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme