Vdes i riu nga Deçani, ishte i infektuar me Coronavirus

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Edhe një person ka vdekur nga Covid-19 në Kosovë.

Bëhet fjalë për Ardian Shabanajn, nga Strellci i Epërm i Deçanit.


Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj derisa lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka quajtur tronditëse.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se i ndjeri është nipi i tij.

“Lajm tronditës. Ka humbur betejën me covid 19 Ardian Nimon Shabanaj nga Strellci i Epërm i Deçanit!

E bashkëndjejmë dhembjen me familjen Shabanaj!

Prehu në paqe nipash!”, ka shkruar Selmanaj.

Të ngjashme