Vdes ish-drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës Ahmet Brahimaj

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 08:02 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë ish-drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës Ahmet Brahimaj.

Brahimaj ishte njeriu kyç i rithemelimit të Shkollës së Baletit respektivisht Baletit Kombëtar të Kosovës.

Gjatë udhëheqjes së tij, BKK ka bashkëpunuar me shumë koreografë të shquar nga e gjithë bota, gjë që rezulton me suksese të njëpasnjëshme.

Me datën 26 nëntor 2010, Urdhërin e Presidentit të Kosovës, me Rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, nderohet me çmimin e madh “Artist i Merituar” për kontributin e dhënë në zhvillimin e Artit të Baletit në Republikën e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIMSot më 07.05.2020 ka ndërruar jetë Ahmet Brahimaj, ish-Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës. Ahmet Brahimaj…

Gepostet von Baleti Kombëtar i Kosovës – The National Ballet of Kosovo am Mittwoch, 6. Mai 2020

Të ngjashme