Vdes ish-luftëtari i UÇK-së

Prishtinë | 02 Jan 2022 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë të ditur se sot ka vdekur Ajvaz Karpuzi, ish-luftëtar i UÇK’së.

Klinika përmes një shkrimi në rrjetin social ka thënë se Karpuzi ka qenë anëtar  Këshillit Drejtues të OVL-UÇK’së në Prishtinë.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Shkrimi i plotë:

Sot ka ndërruar jetë luftëtari i orëve të para të luftës së UÇK-së, bashkëpunëtori shumëvjeçar, ish Kryetari i OVL të UÇK-së dega në Lypjan, aktualisht anëtari i Këshillit Drejtues të OVL UÇK-së selia qendrore në Prishtinë, Ajvaz Karpuzi nga fshati Shalë i Lipjanit.

Ngushëllime Familjes, bashkëluftëtarëve e gjithë miqve të tij.

Lavdi jetës dhe veprës së tij Atdhetare!

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10159690821167720&set=a.10150827493857720&type=3

Të ngjashme