Vdes ish-pjesëtari i UÇK-së Rexhail Qerimi, i dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Alfa”

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur Rexhail Qerimi, i dënuar me burgim të përjetshëm në rastin “Alfa”.

Alsat raporton se rrethanat e vdekjes nuk dihen ende, por sipas burimeve jozyrtare, Qerimi ka vdekur si pasojë e një sulmi në tru.

Të njëjtat burime të mediumit thonë se Qerimi është gjetur pa ndjenja në banjën e burgut, ndërsa ka vdekur gjatë transportit për në spital.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe vëllai i Rexhailit, Jetulla Qerimi. Informacioni është konfirmuar edhe nga shokët e qelisë së burgut.

Trupi i pajetë i Qerimit është tërhequr mbrëmë nga morgu.

Familjarët kanë deklaruar për Alsat thonë se varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e premte për shkak se presin ardhjen e familjarëve nga kurbeti.

Ish pjesëtari i UÇK-së, Rexhail Qerimi, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Alfa”në vitin 2010.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme