Vdes këmbësori i aksidentuar në Lebanë të Prishtinës

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Një persona ka ndërruar jetë të enjten në QKUK pas lëndimeve të marra në një aksident të ndodhur dy ditë më parë në fshatin Lebanë të Prishtinës.

Policia njofton se viktima e këtij rasti është këmbësor.

Sipas policisë deri tek aksidenti ka ardhur gjersa i dyshuari derisa ishte duke e drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur këmbësorin duke i shkaktuar lëndime të rënda të cilat nuk ka arritur t’i mbijetojë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme