Vdes këmbësori që u lëndua javën e kaluar në aksident trafiku

Prishtinë | 16 Gus 2018 | 12:30 | Nga

Një 72 vjeçar me inicialet I.O. ka vdekur një javë pasi u godit nga një veturë.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për Klan Kosova se javën e kaluar rreth orës 20:00, në fshatin Krojmir te Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një këmbësor, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe i njëjti sot rreth orës 06:00 në QKUK ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa me rastin po merren hetuesit e njesitit të trafikut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme