Vdes Kiço Blushi, shkrimtari i “Beni Ecën Vetë”

Prishtinë | 09 Shk 2019 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare Kiço Blushi, gazetar, shkrimtar dhe skenarist i njohur. Blushi lindi në qytetin e Korçës më 23 gusht 1943. Pas mbarimeve të studimeve për letërsi shqipe dhe ruse filloi punë si redaktor pranë RTSH dhe në 1974 si redaktor në Kinostudion Shqipëria e Re.

Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur” në 1975 si bashkautor. Me skenarin e filmit “Beni ecën vetë” në 1975 u vlerësua me çmimin e Republikës së klasit të tretë. Blushi ka shkuar 14 skenarë filmash artistik dhe dy skenarë dokumentarësh e filma vizatimorë. Nga 1991 deri në 2006 ka qenë deputeti i Shqipërisë në Partinë Socialiste./lapsi.al/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme