Vdes kirurgu i njohur oral, Hasan Salihu

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Sot ka vdekur kirurgu i njohur oral në vend, Hasan Salihu.

Këtë e ka bërë të ditur ish- deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Xhelili.

“Një lajm i trishtë për ne sot! Dr. Hasani na la! Pse o shoku im na le kaq herët”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Për Salihun ka shkruajtur edhe doktoresha nga Klinika Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë, Albulena Gashi.

“Zoti i do njerëzit e mirë më shumë se ne, prandaj i merr ata më herët pranë vetes. Sot na la njeriu më i mirë dhe punëtor, kirurgu oral, dr. Hasan Salihu”, shkroi Gashi ndër të tjera në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme