Vdes kryeinfermierja e Klinikës Infektive në QKUK

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka vdekur kryeinfermierja e Klinikës Infektive në QKUK Nerxhivane Konushevci.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Oda e Infermierëve të Kosovës.

Postimi i plotë:

Të dashur Infermierë, Mami dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë kryeinfermierja e repartit e Klinikës Infektive Nerxhivane Konushevci (1962).Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë̈ kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Konushevci, e cila dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve.

Me pikëllim të thellë, Naser RrustemajKryetar, Oda e Infermierëve të Kosovës

Të ngjashme