Vdes mjeku i njohur Zenel Kabashi

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Mjeku i njohur Zenel Kabashi ka vdekur sot në moshën 79-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga institucioni shëndetësor ku ishte i angazhuar së fundmi, Qendra Diagnostike Terapeutike “EndoMed-B”.

“Me pikëllim të thellë lajmërojmë se sot u nda nga kjo jeta bashkëpunëtori jonë Dr. Zenel Kabashi. U prehtë në paqe”, ka shkruar EndoMed-B në Facebook.

Kabashi ishte internist dhe gastroenterolog. Diplomoi në vitin 1968 në Universitetin e Sarajevës, Fakulteti i Mjekësisë, kurse specializoi në Beograd.

Për dekada punoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme