Vdes në moshë të re nipi i Ministres, Rozeta Hajdari

Prishtinë | 29 Maj 2021 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se ka humbur një person të dashur.

Hajdari, në llogarinë e saj në Facebook ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka vdekur në moshë të re, nipi i saj, Fatosi, shkruan Reporteri.net.

Hajdari është shprehur e pikëlluar thellë për ikjen në moshë të re të Fatosit, derisa ka thënë se përpos nip, atë e ka pasur edhe shok.

“Pusho në paqë nipi i dashtun Fatos, që na kpute zemrën sot 💔.
‘ Tchus shoki im Tosi, as unë nuk të harroj kurrë ‘ me lot e dhimbje e jotja hallë Xheta”, shkruan ajo.

Të ngjashme