Vdes në moshën 30 vjeçare aktivisti i Vetëvendosjes nga Fushë Kosova

Prishtinë | 13 Dhj 2020 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë-Kosovë, ka njoftuar se sot ka vdekur në moshën 30-vjeçare aktivisti i tyre, Ardian Ferati.

Arsyet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.

Vetëvendosje ka thënë se Adriani kishte një vëmendje të veçantë për situatën e banorëve të Luginës së Preshevës dhe të Medvegjës, prej nga edhe e kishte prejardhjen.

Ai do të varroset sot në Fushë-Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme