Vdes në moshën 32-vjeçare futbollisti i famshëm kosovar

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare futbollisti i famshëm kosovar, Labinot Harbuzi.

Kosovari me pasaportë suedeze ka ndërruar jetë në mëngjesin e ditës së sotme. Dyshohet se ka pësuar sulm në zemër rreth orës 10 të mëngjesit.

32-vjeçari ishte pjesë e gjigantit holandez, Feynord, para se të luante në Malmo, Gencerberligin, Manisaspor, Syrianska, shkruan Indeksonline.

Në vitet e fundit ai ishte pjesë e dy skuadrave pak të njohura aziatike, Prespa Birlik e Melaka United.

Harbuzi ishte pjesë e të gjitha grupmoshave të Suedisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme