Vdes në QKUK i aksidentuari që po trajtohej nga muaji janar

Prishtinë | 13 Shk 2022 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Dje në QKUK ka vdekur një person i gjinisë mashkullore i cili ishte aksidentuar më 24 janar në fshatin Palaj të Obiliqit dhe që nga ajo kohë ndodhej në trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Fsh. Palaj, Obiliq (NN) 24.01.2022-07:35. Si pasojë e aksidentit, me datë 12.02.2022 ka ndërruar jetë edhe një mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK. Trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Të ngjashme