Vdes në spitalin e Pejës 71 vjeçari i dënuar për vrasje të rëndë

Prishtinë | 01 Dhj 2021 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Spitalin Rajonal të Pejës ka vdekur një i burgosur i cili ishte i dënuar për vrasje të rëndë, raporton Express

Në njoftim bëhet e ditur se 71-vjeçari me inicialet S.L. që nga pranimi ka qenë i hospitalizuar në Stacionarin e Burgut të Qendrës Korrektuese në Dubravë, ku po trajtohet për sëmundje të shumta.

“Kohëve të fundit ka pasur komplikime si pasoje e metastazave tumorale, të cilat janë shprehur me ascit (lëng në abdomen) dhe rertentio urinae, si dhe komplikime të tjera, të cilat i kanë vështirësuar funksionimin për të cilin është kujdesur stafi mjekësor i stacionarit, në vazhdimësi. Si pasojë e kësaj, dy javët e fundit ka qenë i shtrirë nën kujdesin e vazhdueshëm në Spitalin Rajonal  të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

ShKK ka bërë të ditur se 71-vjeçari po vuante dënimin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“I njëjti ishte i dënuar për Veprën  Penale; Vrasje e rëndë. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme