Vdes nëna e Bedri Hamzës

Prishtinë | 09 Mar 2022 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur nëna e kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza, Rabishe Hamza.

Ngushëllime për vdekjen e saj kanë shprehur nga PDK-ja.

“Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e nënës së zyrtarit të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza, nënës Rabishe. Nëna Rabishe do të mbahet mend për humanizmin, solidaritetin, urtësinë, bujarinë dhe edukimin e fëmijëve të saj në frymën e atdhedashurisë. Partia Demokratike e Kosovës bashkëndjen me familjen Hamza dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ta. Shpirti i saj u preftë në paqe!”, thuhet në njoftim. 

Të ngjashme