Vdes nga Coronavirusi Latif Kryeziu, pronari i “Shell” për Kosovë

Prishtinë | 21 Kor 2020 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Latif Kryeziu, biznesmeni i njohur kosovar ka vdekur nga koronavirusi, shkruan Gazeta Metro.

Kryeziu i cili ishte pronar i kompanisë së njohur të derivateve “Al-Petroll” e së fundi solli edhe brendin e njohur “Shell”, e ka humbur betejën me koronavirusin përderisa ishte duke u trajtuar në një klinik në qytetin e Shkupit.

Latif Kryeziu është i njohur për publikun edhe si Latif Bubaveci, i cili për dy dekada vazhdon të jetë ndër personat kyç të naftës në Kosovë.

Ai gjatë viteve të fundit me kompaninë e tij Al Petrol dhe Shell ka importuar në Kosovë rreth 41 milionë euro derivate.

Po ashtu biznesmeni Kryeziu për vite të tëra kishte punësuar shumë punëtor në ndërmarrjet që ai dhe familja e tij udhëheqin.

Të ngjashme