Vdes nga COVID-19 anesteziologu i QKUK-së, Sylejman Dulla

Prishtinë | 27 Dhj 2020 | 22:21 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur sot si pasojë e COVID-19 anesteziologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Sylejman Dulla.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë SHSKUK-ja, duke njoftuar se anesteziologu nuk arriti ta mposhtë sëmundjen edhe pas trajtimit disa ditor në QKUK.

“Anesteziologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, dr. Sylejman Dulla, ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19. Ai nuk arriti ta mposhtë sëmundjen edhe pas trajtimit disa ditor në QKUK.ShSKUK humbi edhe një profesionist të zellshëm dhe të përkushtuar në punë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së, ku edhe kanë ngushëlluar familjen e të ndjerit.

Të ngjashme