Vdes nga Covid-19 një foshnje tre javëshe në Kosovë

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Një foshnje 3-javëshe ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar për Express drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrie Ismaili.

Ajo ka thënë se foshnja ka lindur më 13 gusht në Ferizaj dhe se me 28 gusht është pranuar në klinikë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Foshnja ka qenë me COVID. Ajo ka lind më 13 gusht në Ferizaj dhe me 29 gusht është pranuar në Klinikë. Ajo ka ardh në gjendje të rëndë. Prej momentit të parë ka qenë në gjendje të rëndë me gjitha përpjekjet që i kemi”, ka shtuar ajo

Foshnja po merrte trajtim në Klinikën e Neonatologjisë, por që për shkak të infektimit me virus, ajo ka vdekur mbrëmë.

Foshnja thuhet se që në fillim kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pastaj ishte vendosur në ventilim mekanik.

Ajo ishte infektuar me virus nga familjarët e saj.

Të ngjashme