Vdes një 16-vjeçar në Junik, Policia jep detaje

Prishtinë | 27 Nën 2022 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Një 16-vjeçar ka vdekur mbrëmë rreth orës 19:40 në Junik.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa prokurori ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në IML. Rasti është iniciuar si Hetim mbi vdekjen”, tha Gashi.

Të ngjashme