Vdes një 33 vjeçar nga Rahoveci i prekur me COVID-19

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 14:30 ka ndërruar jetë një 33 vjeçar nga fshati Xërxë i Rahovecit i cili ka qenë i infektuar me COVID-19.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka shtuar se katër anëtarë të tjerë të së njëjtës familje janë të prekur me koronavirus.

“Personi në fjalë ka ndërruar jetë sot rreth orës 14:30 dhe ka qenë i infektuar me COVID-19”.

“Sipas informacionit zyrtar që e kemi nga IKSHPK, ai ka qenë në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK. Në fakt ky ka pasur probleme me mushkëri”.

“Si familje janë 4-5 vetë të infektuar me COVID-19 dhe janë në gjendje të vështirë financiare. Ne ju kemi qëndruar dhe po iu qëndrojmë bukur afër pothuajse çdo ditë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme