Vdes një 74 vjeçar si pasojë e një aksidenti në rrugën Malishevë-Arllat

Prishtinë | 01 Gus 2021 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Një 74 vjeçar ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në në rrugën Malishevë-Arllat, në fshatin Terpezë të Malishevës.

Këtë për klankosova.tv. e bëri të ditur Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Policia rreth orës 07:14 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Malishevë-Arllat, në fshatin Terpezë. Në aksident janë përfshirë dy vetura”.

“Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësi policore të trafikut rajonal, zjarrfikësit dhe emergjenca mjekësore. Mjeku në vendngjarje e ka konstatuar vdekjen e një personi rreth 74 vjeçar dhe dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme