Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Prishtinë

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Sonte rreth orës 19:30, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor.

Tutje, Ahmeti bëri të ditur se si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti, ka ndërruar jetë.

“Njësiti i hetimeve të trafikut rrogor janë duke punuar në ndriqimin e rrethanave të këtij aksidenti”, tha ajo.

Të ngjashme