Vdes një nga të lënduarit në aksidentin me autoambulancë, arrestohet shoferi i veturës

Prishtinë | 01 Kor 2022 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Njëri nga të lënduarit që ishte duke u transportuar me autoambulancë ka vdekur si pasojë e aksidentit që pësoi autoambulanca me një veturë.

Policia e Kosovës njofton se shoferi i veturës është arrestuar me dyshimin se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia ka shkaktuar aksident me autoambulancën.

Në autoambulancë ishin pesë persona të giinisë mashkullore, të cilët paraprakisht ishin lënduar nga një vetaksident, kanë pësuar lëndime trupore nga aksidenti me veturën. Ata kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit ka vdekur.

Njoftimi i policisë:

Rr. Pashko Vasa, Gjakovë 30.06.2022 – 05:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia ka shkaktuar aksident me një autoambulancë e cila ka qenë duke i transportuar disa persona të lënduar nga një vetaksident. Si pasojë e aksidentit pesë persona të gjithë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë , me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme