Vdes një person brenda objektit të Komunës së Prishtinës

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 10:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një person ka vdekur brenda objektit të Komunës së vjetër të Prishtinës.

Siç njofton policia ata kanë marrë informatën se në orën 08:30 minuta një person është alivanosur dhe pastaj është konstatuar vdekja e tij.

“Sot rreth 08:30, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, saktësisht në ndërtesën e komunës. Me të arritur në vendngjarje është konstatuar se personi është pa shenja jete”.

“Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka deklaruar Flora Ahmeti.

Ndërkaq, Ahmeti ka bërë të ditur se hetuesit policorë janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

“Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, thotë ajo.

Rastin e vdekjes së tij e ka konfirmuar edhe nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi.

“Në mëngjesin e sotëm një person i cili ishte duke pritur ka ndërruar jetë brenda objektit të komunës dhe se me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës. Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ambulanca e cila e ka marrë trupin e personit dhe presin konfirmim për shkaqet e vdekjes”, tha ai

Të ngjashme