Vdes një person në aksident në Obrançë të Podujevës

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Obrançë të Podujevës.

Kështu bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 13:30, është raportuar për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti një person ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha ajo, raporton klankosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme