Vdes një person në aksident trafiku tek Guri i Plakës

Fush Kosovë | 29 Kor 2019 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pak më parë në fshatin Grabovc të komunës së Fushë Kosovës.

Në aksident ka humbur jetën një person dhe kanë mbetur  dy të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30, në fshatin Grabovc, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur, ndërkaq dy persona të tjerë janë lënduar. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat ishin në lëvizje, (nje autobus dhe nje veture e tipit Golf)”.

“Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, njëri prej të cilëve nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Viktima e ketij rasti eshte mashkull, shtetas Kosovar, ( pasagjer i veturës golf), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor ne qender te mjekesise familjare”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti po ashtu deklaroi se personat e lenduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i autobusit me urdher të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme