Vdes një person në Deçan, dyshohet se kreu vetëvrasje

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Një person ka ndërruar jetë sot në komunën e Deçanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi bëri të ditur se rreth orës 07:40 kanë marrë informatën se në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan gjendet një person që duket pa shenja jete.

“Menjëherë në vend ngjarje ka dalë policia dhe emergjenca. Mjeku kujdestar ka konstatuar se personi fillimisht kishte pasur shenja jete dhe i njëjti është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës. Pak minuta më vonë kemi marrë informatën se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Gashi.

Të ngjashme