Vdes një person në Podujevë, rrokulliset me traktor

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 20:10 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur në Orllan të Podujevës si rezultat i një aksidenti me traktor.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Krasniqi thotë se deri te vdekja e personit erdhi si rezultat i rrokullisjes së traktorit. Nga kjo, personi ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar pa shenja jetë në emergjencën e Podujevës.

Krasniqi njofton se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot, më 22.07.2020 rreth orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident (vet-aksident) trafiku. Aksidenti kishte ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës.

Dyshohet se një traktor është rrokullisur dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda një personi mashkull. I njëjti është dërguar në emergjencën e Podujevës, aty ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Njësitë policore janë duke e trajtuar rastin”, konfirmon Krasniqi për Express.

Të ngjashme