Vdes një person në Prishtinë, policia e cilëson rastin si vdekje të dyshimtë

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë që ka ndodhur në Prishtinë dje rreth orës 06:00.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte ndërruar jetë në shtëpinë e dëshmitarit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet ne njoftim.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

Të ngjashme