Vdes një person nga Coronavirusi në Malishevë

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Sot në Komunën e Malishevës 1 person është shëruar nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 4 raste të reja, por njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, 1 person është shëruar nga COVID-19, janë regjistruar 4 raste të reja, por njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa 6 teste tjera për COVID-19, kanë rezultuar negativ. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Rastet e reja me COVID-19 vijnë nga fshati Marali, Balincë dhe Kërvasari.

“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: gjithsejtë janë regjistruar 175 raste të prekur, prej tyre 116 janë shëruar, 13 persona kanë humbur jetën dhe 46 raste janë aktiv”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme