Vdes një person pas aksidentit në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 25 Nën 2017 | 10:07 | Nga

Një person ka ndërruar jetë pas një aksidente që ka ndodh dje në fshatin Bresje në Fushë-Kosovë.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën e tipit BMW, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur mbrojtëset e rrugës-autostradës”, thuhet në raportin e Policisë, transmeton Klan Kosova.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar-pasagjerë në veturë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime ka pësuar edhe një pasagjerë tjetër mashkull K/Shqiptar, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme