Vdes një punëtor i Postës i prekur nga Coronavirusi

Prishtinë | 08 Gus 2020 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Ka humbur betejën me Coronavirusi , Azem Berisha, punëtor i Postës nga komuna e Fushë Kosovës.

Ai ishte punëtor i Postës nga fshati Harilaq komuna Fushë Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i komunës së Fushë-Kosovës, Ali Topalli.

Ky është postimi i Topallit:

‘Sapo mora lajmin e dhimbshëm:
Azemi nuk i shpëtoi pandemisë
I tronditur:
Azemi (Berisha), bashkëvendasi e shoku im, iku nga kjo botë!
Lajm që më shokoi, më trishtoi dhe më shtoi mërzinë aç shumë sa që ende nuk po besoj:
Loriku mbrëmë më tha se je më mirë Azem e sot, sot ike për tu mos u kthye kurrë më. Ike shpejt bre Azem:
U rritëm bashk Azem dhe tani që mora këtë lajm të zi nuk po muj as të shkruaj e as të gjej fjalë!
U pafshim në Botën tjetër Azem!
Lamtumirë!.

Të ngjashme