Vdes një shtetas austriak në një hotel në rrugën Prishtinë-Shkup

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas austriak është gjetur i vdekur pa shenja jete në një nga hotelet në rrugën Prishtinë-Shkup.

Kjo ngjarje po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënesja Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rasti ka ndodhur në një hotel, në rrugën Prishtinë- Shkup. Vdekjen e viktimës mashkull shtetas austriak, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.”.

Të ngjashme