Vdes njëri nga themeluesit e LDK-së, Mustafa ngushëllon familjen

Prishtinë | 12 Dhj 2020 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë Esad Dauti, njëri ndër themeluesit e partisë̈.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Dauti duke thënë se me pikëllim mori lajmin për vdekjen,

“Profili i tij prej intelekteuali, do të shërbej si shembull për gjeneratat e ardhshme dhe anëtarësinë e LDK-së, se si duhet punuar parreshur për shtetin e Kosovës”.

Telegrami i plotë:

Me rastin e ndarjes nga jeta të prof. dr. Esad Dauti, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:

Me pikëllim të thellë morra lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të hershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, prof. dr. Esad Dauti.

Esad Dauti ishte një ndër themeluesit e LDK-së, aktivist i shquar që nuk u ndal së punuari asnjëherë për të mirën e vendit.

Profili i tij prej intelekteuali, do të shërbej si shembull për gjeneratat e ardhshme dhe anëtarësinë e LDK-së, se si duhet punuar parreshur për shtetin e Kosovës.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u shpreh ngushëllime famlijes, miqve dhe gjithe atyre që e kanë njohur.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme