Vdes plaka që u bë e njohur nga videoja me Bajram Rexhepin

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Sherife Syla, nëna e dëshmorit Kadri Syla, ka vdekur të hënën në moshën 79 vjeçe. Nëna Sherife, ishte bërë e njohur me videon e postuar në kanalin Youtube, duke e sharë ish-kryeministrin tashmë të ndjerë, Bajram Rexhepi.

Rexhepi, gjatë një përvjetori të masakrës së Raçakut i shoqëruar nga ish-ministri, Fehmi Mujota, përkulët dhe e merr në ngryk, nënën e dëshmorit dhe të një martiri, e cila po ashtu ka humbur edhe bashkëshortin duke e ngushëlluar, shkruan Insajderi.

“Bonu e fortë oj loke se e di çka ke përjetu, ishalla Zoti ua shpagun atyre që…”, i thotë Rexhepi nënës Sherife nga Shtimja.

“Po valla na keni ba e na keni këqyr, falemineres, ja na keni q… nanën”, ia kthen ajo.

Rexhepi, nuk përmbahet nga buzagazi.

Nëna Sherife në luftën e fundit ka humbur dy djem dhe bashkëshortin. Ajo është varrosur të hënën në Shtime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme