Vdes polici nga Drenasi, Xhemajl Muja

Prishtinë | 30 Pri 2022 | 21:19 | Nga Ekonomia Online

Polici nga Komuna e Drenasit, Xhemajl Muja ka njoftohet se ka ndërruar jetë këtë të shtunë.

Kështu është bërë e ditur nga të afërmit e tij të cilët kanë shprehur ngushëllime nëpërmjet postimeve në rrjetin social “Facebook”.

Ndërkaq rrethanat e vdekjes së tij ende nuk dihen.

“Sot me pikëllim të thellë morëm lajmin tronditës për vdekjen e kolegut dhe bashkëluftetarit Xhemajl Muja.
Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë bashkëluftetarëve!”, ka shkruar kolegu i tij Bashkim Bytyqi.

Të ngjashme