Vdes profesori dhe gjeografi i njohur kosovar

Prishtinë | 04 Maj 2017 | 08:35 | Nga

Prof.Dr. Muharrem Carabregu, gjeograf dhe hartograf ka ndërruar jetë.
Këtë e ka bërë të ditur profesori i Gjeografisë, Florim Isufi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“I ndjeri ishte profesor në Universitetin e Prishtinës në FSHMN, Departamentin e Gjeografisë. Po ashtu ishte edhe njëri ndër kundërshtuesit e demarkacionit të vijës aktuale në mes Kosovës dhe Malit të Zi. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Isufi.

Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 04/05/2017 në ora 13:00 në varrezat e Prishtinës.

Universiteti i Prishtinës, FSHMN, Departamenti i Gjeografisë do të organizoj mbledhje komemorative me datë 05/05/2017 ora 11:00 në lokalet e fakultetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme