Vdes profesori i njohur kosovar

Prishtinë | 29 Shk 2020 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë profesori e humanisti Xhevat Nevzati në moshen 73 vjeçare.

“Njoftim për mbledhje komemorative”

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të shtunën me 29.02.2020 mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të kimistit të njohur gjilanas, Prof Xhevat Nevzati.

Mbledhja komemorative mbahet në ora 10:00, në sallën e Teatrit të Qytetit.

Varrimi do të bëhet nga ora 12:00 në varrezat e Përlepnicës.

Kush ishte Prof. Xhevat Nevzati

Profesor Xhavati ishte kimisti i parë në Përlepnicë, e në mesin e të parëve në Komunën e Gjilanit!

Ishte kuadër tamam profesional, ai punoi në Gjimnazin “Zenel Hajdini” dhe në Shkollën Ekonomike.

Profesori ishte njeri i fjalës dhe njeri me parime! Përveq që ishte profesor, ai gjithëherë punoi për popull, ishte anëtar i Kryesisë së Shoqatës,, Nëna Terezë” në Gjilan që nga themelimi i saj.

Profesori, u maltretua dhe u rrah duke dërguar ndihma humanitare në Prekaz, kështu që edhe u burgos!

Veprat dhe angazhimet e profit Xhevat janë shumë dimenzionale!

Lavdi jetës e veprës së profesor Xhevat Nevzati!


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme