Vdes profesori i njohur nga Mitrovica

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Në moshën 66 vjeçare ka ndërruar jetë profesori i njohur mitrovicas, Rasim Ujkani, nga Vinarci i Poshtëm.

Profesori Ujkani ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për arsimin mitrovicas, në kohë të vështira e të mira duke shkolluar shumë gjenerata në cilësi të profesorit në Shkollën e Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina” në Mitrovicë, si dhe për shumë vite shërbeu në pozitën e drejtorit në Shkollën Fillore “Harun Beka” në Vinarc të Poshtëm.

Ujkani la pas vetes gruan dhe katër fëmijë.

Të ngjashme